E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani:Rama, diktator i fjalës së lirë

Zëdhënësi i Partisë Demokratike Gerti Bogdani në një konferencë për shtyp u shpreh se Rama po i shndërron një televizion kombëtar në një tellall të tij. Sipas Bogdanit Shifrat e monitorimit të mediave dhe këtij kanali tregojnë se Rama është diktator i fjalës së lirë sepse në mediat e kontrolluara prej tij censura shtrihet edhe për partitë e spektrit opozitar që nuk janë dakort me linjën e tij. Bogdani shtoi gjithashtu se po censurohet një pjesë e mirë e veprimtarive të mazhorancës në një televizion kombëtar siç bëhej në kohën e diktaturës në një televizion shtetëror. Shndërrimin e këtij televizioni kombëtar në një mjet mediatik të Ramës është dëshmi e privatizimit të Ramës ndaj fjalës së lirë dhe pavarësisë së mediave të lira u shpreh Bogdani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›