Parlamenti spektakël fyerjesh midis Olldashit dhe Braçes
>Socialistët akuzojnë qeverinë për korrupsion me Planin e bregdetit të jugut
Replika të ashpra janë shkëmbyer dje në parlament mes Ministrit të Transporteve, Sokol Olldashit dhe deputetit socialist Erjon Braçe në lidhje me një projekt të Bankës Botërore në jug të vendit. Replikat kanë përfunduar edhe në sharje personale duke risjellë edhe njëherë skenat me fjalore ofenduese në sallën e Kuvendit. Në seancën parlamentare të radhës, nënkryetari i grupit kuvendor socialist, Erjon Braçe, kërkoi nga podiumi i Kuvendit hetim nga drejtësia shqiptare në lidhje me një projekt të Bankës Botërore, të ndërmarrë për zonën e Jalës. Duke folur për një raport të kësaj banke, Braçe denoncoi veprimet e kryera në kundërshtim me direktivat e drejtuesve të këtij projekti. "Qeveria dhe përfaqësues të saj kanë gënjyer në shërbim të interesave klienteliste. Institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet t'i shkojnë në fund kësaj çështjeje", u shpreh Braçe. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Olldashit, që gjatë replikës me Braçen nuk ka kursyer as fyerjet. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, theksoi të hënën në seancën plenare të Kuvendit, se plani i zhvillimit të bregdetit të jugut vendos vetëm kriteret e përgjithshme mbi të cilat do të zhvillohet kjo zonë dhe nuk përcakton njolla ndërtimi. "Ka patur në të vërtetë një plan klientelist në fillim të vitit 2005, të bërë me ngut nga ish-zëvendësministri socialist Artan Lame, sot sekretar i asamblese së partisë së bashkisë", deklaroi Olldashi. Sipas tij, plani i atëhershëm i z. Lame ishte i hartuar për të favorizuar vetëm interesat e grupeve pranë z. Rama, përfshi një prej pronarëve të rëndësishëm të medias në vend. "Plani i vitit 2005 i z. Lame ishte njësoj si plani i paraqitur tashmë nga bashkia e Tiranës për kryeqytetin, një mekanizëm për favorizimin e të njëjtave grupe klientele", tha ai. Në këtë drejtim, Olldashi u shpreh se një plan të tillë "pullali", kjo qeveri e rrëzoi menjëherë dhe imponoi përcaktimin vetëm të kritereve dhe parimeve mbi të cilat vetë bashkitë dhe komunat e bregut do të hartojnë planet rregulluese, "gjë që kemi ndërmend ta bëjmë edhe me planin rregullues të kryeqytetit". Kreu i MPPTT-së theksoi se bazuar në marrëveshjen me Bankën Botërore, ka qenë detyrim i Koordinatorit Kombëtar të Projektit, fotografimi ajror i zonës së përfshirë në studim dhe përcjellja e të dhënave si pranë Bankës Botërore, ashtu edhe pranë institucioneve shqiptare. Në periudhën 2004-2007, sipas Olldashit janë ndërmarrë qindra prishje të ndërtimeve pa lejë në zonën bregdetare, në Dhërmi, Himarë, Jalë, Qeparo, Sarandë, Ksamil, Golem, Velipojë, Spille, Gjiri i Lalëzit, Shëngjin etj, si detyrim i patjetërsueshëm i qeverisë shqiptare për zbatimin me përpikmëri të ligjit në të gjithë territorin e vendit, dhe në mënyrë të barabartë ndaj kujtdo. Por, në deklaratë e sipër, ka ndërhyrë Braçe, i cili ka kundërshtuar deklaratën e Olldashit. Të drejtpërdrejta kanë qënë fjalët e Olldashit ndaj Braçes. Mbylle gojën, palaço i vogël. Ulu shko ulu dhe pusho, i është drejtuar ministri, nënkryetarit të grupit parlamentar të PS, Braçe. Ministri Olldashi reagoi pas akuzave të opozitës lidhur me zhvillimin e projektit të bregdetit të jugut. Gjatë seancës djeshme nënkyetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, kërkoi hetim nga drejtesia shqiptare në lidhje me një projekt të Bankës Botërore, të ndërmarrë për zonën e Jalës. "Qeveria dhe përfaqësues të saj kanë gënjyer në shërbim të interesave klienteliste. Institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet t'i shkojnë në fund kësaj çështjeje", u shpreh Braçe.