E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Qeveria të reflektojë për listat zgjedhore dhe shpërndarjen e kartave

>Partia Socialiste kërkoi nga qeveria që të reflektojë menjëherë për listat zgjedhore dhe shpërndarjen e kartave të identitetit. Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj deklaroi pas mbledhjes së grupit se, infrastruktura zgjedhore ka vonesa të dukshme. Leskaj, gjatë konferencës për shtyp në selinë e kësaj partie, bëri të ditur kandidaturat e PS-së, për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashin dhe Artan Lazen, por theksoi se "ajo që ne na shqetëson lidhur me procesin zgjedhor dhe që kemi diskutuar edhe në mbledhje grupi, ka të bëjë me çështjet e infrastrukturës, sidomos me çështjen e listave zgjedhore dhe kartave të identitetit". Sipas Leskajt, afati i listave të zgjedhësve ka mbaruar më datë 30, ndërkohë Ministria e Brendshme, të cilën e ngarkon ligji, ende nuk ka çuar udhëzimin për qeverisjen vendore. Ndër të tjera Leskaj e ka cilësuar çështjen e kartave të identitetit, proces kaotik dhe sipas saj asnjë banor i Republikës së Shqipërisë nuk ka marrë asnjë kartë identiteti. Me gjithë deklaratat, nuk kemi një plan të qartë për sa i përket shpërndarjes së kartave të identitetit dhe kjo rrezikon procesin", theksoi Leskaj. Ajo ka kërkuar nga qeveria që të reflektojë në mënyrë të menjëhershme për sa i takon listave zgjedhore dhe kartave të identitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›