Kodheli: Meta e Berisha rrëzuan interesat e qytetarëve të Korçës
>Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas bojkotimit të mbledhjes së Këshillit bashkiak nga përfaqësuesit e LSI-së dhe PD-së në Korçë. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, të Korçës ishte planifikuar që ditën e djeshme të votohej projekt-buxheti i bashkisë për vitin 2009.
Partia Socialiste nëpërmjet zëdhënëses së kryesisë, Mimi Kodheli reagoi menjëherë duke akuzuar kryetarin e LSI-së, Ilir Meta se po mban peng qytetarët e Korçës. Është dita e bashkimit të ri për të ardhmen, ka deklaruar Kodheli, ndërkohë që theksoi se, Meta bashkoi votat me Berishën dhe rrëzoi buxhetin e qytetarëve të Korcës. Kodheli gjithashtu tha se Meta u bë politikë mllefi. Ajo theksoi se edhe në Korçë, Ilir Meta grisi kontratën e 18 shkurtit 2007 dhe riktheu vitin 2005 duke na treguar dhe njëherë se mes PS-së dhe PD-së, ai ka zgjedhur Berishën, njësoj si në 2005. Mes nevojave të qytetarëve e mllefit politik, ai ka zgjedhur politikën e mllefit si në 2005. Kodheli shtoi se, mes të ardhmes e të shkuarës, ai ka zgjedhur interesat dritëshkurtëra, që sollën Sali Berishën në pushtet në 2005.