Korçë, abuzojnë me 13-vjeçaren, pranga 2 të rinjve
Një tjetër rast abuzimi seksual me një të mitur është shënuar sot në qarkun e Korçës. Dy të rinjtë Julian Troka, 24 vjeç dhe Konstandin Kreka,
18 vjeç, janë arrestuar pasi dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare.
Kanë qënë familjarët e së miturës të cilët iu janë drejtuar uniformave blu për ti denoncuar dy të rinjtë.
Sipas familjarëve të 13-vjeçares, vajza ishte larguar një natë më parë nga banesa me 18-vjeçarin Kostandin Kreka me të cilin kishte shoqëri.
Të dy të arrestuarit dyshohet se e kanë mbajtur të miturën për 24 orë duke abuzuar seksualisht me të.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë, me akuzën: Marrëdhënie seksuale me të mitur.