Dadiç:Serbia mund të destabilizojë rajonin
Vazhdimi i përjashtimit të Serbisë nga procesi i integrimit evropian, nuk do të jetë në të mirë të vetë Bashkimit Evropian. Ishte ky konfirmimi i dhënë nga Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dadiç, ndërsa shpjegoi se Serbia mund të destabilizojë të gjithë rajonin.
Ndër të tjera, ai theksoi faktin se Serbia nuk mund të heqë dorë nga Kosova, pasi ka të drejtën e saj legjitime për të mbrojtur interesat e veta, ndërsa presioni nga jashtë nuk është produktiv.
Dadiç u shpreh më tej se Serbia nuk mund të fshihet nga harta e Evropës dhe do të ishte në dëm të Bashkimit Evropian, izolimi i saj.