Limaj reagon pas nërhyrjes serbe në hekurudha
Prishtinë - Ministri i Transporteve dhe telekomunikacionit në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes serbe në hekurudhat e Republikës së Kosovës.në një intervistë për Zërin e Amerikës, Limaj u shpreh se vënia në qarkullim e trenit nga Serbia në veriun e Kosovës është një ndërhyrje të Beogradit ndaj sovranitetit të saj. Ai thotë se veprimet e tilla që kanë zënë fill që në mars të këtij viti pas shpalljes së pavarësisë së vendit, dëmtojnë më së shumti interesat e qytetarëve serbë. Në intervistë ministri Limaj thotë se pranvera e ardhshme është stinë e fillimit të punës për ndërtimin e autostradës Morinë - Merdare që do të jetë vazhdim i asaj Durrës - Morinë. “Pas djegies së doganave, largimit të policisë, doganierëve nga ato pika, ka ndodhur futja e trenit nga Serbia pa lejen e autoriteteve vendase. Kjo gjendje ka vazhduar dhe e njëjta gjë po ndodhë edhe tani. Ne e kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi se ky është një cenim i sovranitetit të vendit tonë. Nuk ka mundësi në praktikat dhe sipas ligjit për hekurudhat e Kosovës, por kjo është praktikë ndërkombëtare, asnjë vend tjetër nuk mund të futet në territorin tjetër përvec me lejen e organeve përkatëse, në këtë rast Prishtinës. Prandaj, ne e kemi njoftuar EULEX-in dhe ministrinë e rendit dhe presim që EULEX-i dhe ministria e rendit në koordinim të ngushtë me njëri tjetrin, të bëjnë ndalimin e të gjithë trenave dhe transportuesve që futen pa lejen paraprake të autoriteteve të Prishtinës”, tha ai.
Lidhur me kushtet që prishtina ka krijuar për lëvizjen e lirë të pakicës serbe në vend, Limaj u shpreh se “ne e kemi një projekt te quajtur projekt i lëvizjes së lirë, projekt humanitar që e kemi financuar dhe vazhdojmë ta financojmë nga qeveria e Kosovës. Qëllimi ka qenë krijimi i kushteve për lëvizje të lirë, e posaçërisht për minoritetin serb, nga pjesët qendrore të Kosovës për në pjesën veriore, në këtë rast Mitrovicë, Zvecan, Leposavic dhe ky qarkullim ka qenë në mënyrë të vazhdueshme dhe ka përmbushur nevojat e qytetarëve serb të Kosovës, derisa kanë ndodhur gjërat e marsit. Pas marsit, operatorët tanë kanë qenë të penguar për të zhvilluar normalisht transportin edhe në atë pjesë të Kosovës dhe ne kemi qenë të detyruar ta ndërpresim. Në anën tjetër, organet serbe atje kanë kërkuar nga punëtorët serb që punojnë në hekurudhat e Kosovës që të largohen nga puna dhe thjeshtë të kthehen gjoja në, të krijohen struktura paralele dhe të jenë punëtorë të hekurudhave të Serbisë. Dhe kjo, fatkeqësisht, ky veprim i Beogradit, ka dëmtuar shumë lëvizjen e qytetarëve serb, më së shumti ka dëmtuar vetë qytetarët serb”.