E Diel, 1 Nëntor 2026

Forumi Mysliman i Kosovës reagon ndaj shkrimeve anti-islame

Prishtinë -Forumi Mysliman i Kosovës ke reaguar sot, për disa shkrime nëpër mediat vendase, të drejtuara kundër kulturës islame në Kosovë.“Forumi Musliman i Kosovës me kohë ka kundërshtuar Propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisarit si zgjidhje kompromisi,e që nuk korrespondon me vullnetin e popullit të Kosovës dhe se në një të ardhme të afërt që do të sjell reperkusione të papara të cilët do të bien ndesh edhe me vet aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kjo më së miri u pa me propozimin e 6 pikëshit të Ban Ki munnit i cili u përkrah nga Bashkimi Evropian dhe Kuinti si dhe nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.”-theksohet në komunikatën e këtij forumi.

Më tej, deklarata bën me dije, se Kushtetuta e Kosovës është në kundërshtim, apo bie ndesh me Rezolutën 1244, dhe se rezoluta në fjalë e kthen Kosovën mbrapa.

Forumi Mysliman i Kosovës, hedh poshtë idetë e paraqitura në disa media, sipas të cilave sulmi ndaj dr.Xhabir Hamitit, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, nga individët e panjohur, ka si “kujdestar" fenë Islame.

Me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së opinionit publik nga propozimi 6 pikësh i Ban Ki munnit, i cili do të sjell reperkusione të mëdha për Kosovën, disa nga mediat e shkruara e gjetën fajtorin kujdestar “Islamin” si zakonisht, në drejtim të atakimit dhe sulmit ndaj kulturës Islame duke marrë si shkas sulmin ndaj Forumi Musliman i Kosovës e dënon aktin si i tillë që është plotësisht i papranueshëm dhe që bie ndesh me dinjitetin njerëzor dhe etikën humane, por njëkohësisht kundërshton edhe glorifikimin e Dr. Xhabir Hamitit si person i moderuar dhe në kërkim të “imamit evropian” si një kandidat i mundshëm, Forumi Musliman i Kosovës e kundërshton plotësisht, duke marrë parasysh disa nga deklaratat e dr. Xhabir Hamitit që bien ndesh me parimet dhe principet islame si të tilla.

Duke pas respekt të plotë për Enver Robellin si analist i mirënjohur dhe me renome në publicistikën kosovare e më gjerë, në analizat e tija me titujt:”Në kërkim të imamit evropian”,”Rrahja dhe heshtja”, Zjarrvënës në emër të Allahut”, e ka humbur veten pasi që nuk ja ka qëlluar fare me shkrimet e tija, dhe ja kishim porositur që së pari të kryej Fakultetin e Studimeve Islame diku në Evropë , mundësisht në Sarajevë, e pastaj të bëjë analiza të drejta dhe të sakta që nuk bien ndesh me parimet Islame. Çoftë edhe kjo prej Enver Robellit, e tepërt është.

Ilir Mirena në shkrimin e tij”Shteti mbi BIK-un” bën thirrje për të marrë nën kontroll apo për të futur nën ombrellë të shtetit Bashkësinë Islame të Kosovës. Iliri nuk e cek se nën kontroll dhe nën ombrellë të kujt është vet ai dhe gazeta Express në të cilin shkruan, por ja përkujtojmë Ilirit se më parë duhet ndërruar neni 8 i Kushtetutën e Kosovës i cili thotë”Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare” me riformulimin e nenit 8” Në Republikën e Kosovës feja zyrtare është feja Islame, si fe e 90% të qytetarëve të saj, dhe se bashkërendon çështjet fetare me Bashkësinë Islame të Kosovës”.

Atëherë do të ishte normale që BIK të jetë bashkësi shtetërore e jo organizatë e shoqërisë civile, siç e cekë vetë Ilir Mirena. Por Ilir Mirena, nuk e cek, se nën ombrellën shtetërore duhet futur edhe Kishën Ortodokse Serbe dhe Kishën Katolike, me qëllim,duke ditur se një gjë e tillë nuk mund të mendohet as teorikisht e lere më të realizohet praktikisht në Republikën e Kosovës.

Në ditën e shënimit të përvjetorit të 60 të Deklaratës Universale mbi të drejtat e njeriut me 10 dhjetor të vitit 1948 kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli këtë Deklaratë, që edhe në Kosovë u shënua ky përvjetor, në Klinë në Kosovë, pikërisht me rastin e shënimit të përvjetorit, arsimtares së gjuhës shqipe Minire Pantina nuk i lejohet të japë mësim me shami në kokë dhe pezullohet përkohësisht nga puna duke u thirrur në Ligjin mbi arsimin fillor dhe të mesëm, në nenin i cili thotë:”institucionet arsimore publike duhet të përmbahen nga mësimdhënia fetare ose veprimtaritë tjera të cilët propagandojnë ndonjë fe të caktuar”.

Shamia në kokë e arsimtares na qenka mësimdhënia fetare ose ....Vetëm te ne në Kosovë ndodh që Drejtoria Komunale e Arsimit ti ketë kompetencat më të larta se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, dhe sipas tekeve të drejtorëve aktual të drejtorisë së arsimit të komentojnë dhe të veprojnë si gjykatës , duke mos njohur paraprakisht juridikisht ligjet në fjalë, e çë bie ndesh me nenin 18 të Deklaratës mbi të drejtat e njeriut në të cilin përveç tjerash thuhet:” Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit,ndërgjegjes dhe besimit, kjo e drejtë përfshin ...., të shfaq publikisht ose privatisht,besimin ose bindjen e vet......”Kosova është zotuar se do të zbatojë Deklaratën Universale mbi të drejtat e njeriut, vallë, a thua vetëm deklarativisht në letër, ndërsa në praktikë vepron kundër saj, si shembulli në fjalë.

Forumi Musliman i Kosovës bën thirrje shqiptarëve në përgjithësi e myslimanëve në veçanti që të tregohen maksimalisht të matur dhe të mos bien pre e qarqeve të caktuara politike që dëshirojnë zhvendosjen nga rrafshi i rrezikut të ndërrimit gradual të identitetit kombëtar, kulturor e fetar të shqiptarëve mysliman në Kosovë në rrafshin e gjetjes së “Islamit si fajtor kujdestar” dhe në destabilizimin e harmonisë fetare shekullore në Kosovë,në këto momente historike në të cilën po kalon populli shqiptar në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›