Kanali i Panamase zgjerohet ne prag te 100 vjetorit te ndertimit

Qe kur Kanali i Panamase hapi nje rrugekalimi mes Oqeanit Atlantik dhe atij Paqesor rreth nje shekull me pare atje kane kaluar rreth 1 milione anije. Ndertimi i Kanalit permes Istmit te Panamase filloi ne vitin 1882 por epidemite pozita gjeografike dhe politikat vonuan perfundimin e tij deri ne vitin 1914. Me teper se 27 mije punonjes humben jeten gjate ndertimit te kanalit. Tani ajo qe eshte quajtur vepra me e madhe inxhienerike e botes eshte duke u zgjeruar ne menyre qe atje te mund te kalojne anije me te medha tregtare.
Epiteti kolosal eshte me i gjeturi per te pershkruar dimensionet e punimeve te zgjerimit te kanalit. Nje investim prej 55 miliarde dollaresh Kanali i Panamase do te kete nje kanal te trete nga ku te kalojne shumica e anijeve te medha. Jorge Luis Quijano nenpresidenti per punimet inxhienierike thote se Kanali eshte duke operuar me kapacitet te plote dhe ka nevoje te zgjerohet.
Ky kanal i ri mundeson tani kalimin e anijeve me te medha.
Ne Gatun Locks ne anen e Atlantikut te kanalit origjinal anijet kalojne vetem disa centimetra larg mureve anesore prej betoni. Keto anije nuk mund te jene me te gjera se 32 centimetra dhe mund te notojne vetem 12 metra ne thellesi.
Korsia e re e cila po ndertohet paralelisht me ato ekzistueset do te mund te mbaje anije me gjeresi deri ne 49 metra dhe ura ngarkimi prej 15 metrash. Kjo anije qe kalon permes Gatun Locks po shkon drejt jugut ne Liqenin Gatun per ne Oqeanin Paqesor. Paralel me te vazhdojne germimet per kanalin e ri me te madh.
Oscar Soto eshte kryeinxhinieri per rajonin e Atlantikut.
Ky eshte kanali ekzistues qe perbehet nga dy korsi dhe kjo eshte korsia e trete.
Ne liqenin Gatun i krijuar 100 vjet me pare per te furnizuar me uje kanalin kapiteni Ubaldo Pimentel ka drejtuar nje anije pasagjeresh per dekada me radhe. Ai thote se inxhineret jane duke perdorur anije pastrimi dhe dinamitin per te krijuar rruge kalimi me te thella dhe me te gjera ne korsite e reja te Gatunit.
Mali ishte deri tek shenja e kuqe atje tej. I gjithe materiali nga shkembinjte u mor dhe mali u shty per te zgjeruar liqenin.
Per rreth 1 shekull shume anije mallrash u dizenjuan posacerisht per te kaluar ne korsite e kanalit te Panamase. Por ne dekadat e fundit anije me te medha te njohura si post-Panamaks jane detyruar ti cojne mallrat e tyre perreth Amerikes se Jugut. Kur te perfundoje ne vitin 2014 nga kanali i ri 80 kilometra i gjate do te mund te kalojne disa nga keto anije te medha por sic shpjegon nenpresidenti Jorge Luis Qijano jo ato me te medhate.
Jo anijet me te medha. Na u desh te studjojme permasat optimale te anijeve qe do te na lejonin te nxirrnim fitime sa me te medha nga ky investim. Pra ne zgjodhem anije me permasa te tilla te cilat do te paguajne per kete projekt.
Megjithate projekti do te thote se zyrtaret do te jene ne gjendje te dyfishojne sasine e mallrave qe mund te kalojne nga kanali.
Kanali aktual ka nje kapacitet maksimal prej rreth 340 milione tonesh ne vit. Me zgjerimin e kanalit ne shpresojme ta dyfishojme kapacitetin e kanalit ne rreth 600 milione tone ne vit.
Kjo eshte e rendesishme sepse anijet qe kalojne ne kanal paguajne ne baze te peshes se ngarkeses. Autoritetet e kanalit shpresojne se me teper se gjysma e zgjerimit te kanalit qe kushton disa miliarda dollare do te mund te shlyhen nga trafiku aktual i kanalit dhe anijet me te medha qe do te kalojne nga kanali i ri te paguajne pjesen tjeter te shpenzimeve.
Zgjerimi masiv i kanalit po kryhet nga disa kontraktore nderkombetare por 90 per qind e krahut te tyre te punes jane nga Panamaja.
Ndersa puna per ndertimin e kanalit vazhdon pa pushim projekti po avancon para afatit te parashikuar per tu hapur ne vitin 2014 per te perkuar me 100 vjetorin e Kanalit te Panamase. Zyrtaret thone se festimet me kete rast do te jene kolosale.