Sulmohen kamionët me ndihma në Pakistan

Islamabad, 18 gusht - Viktimat e përmbytjeve në Pakistan kanë sulmuar kamionët që po transportonin ndihmat ushqimore për banorët e rrezikuar në veriperëndim të vendit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se kjo zonë kërcënohet nga uria, nëse fermerët nuk mbjellin të lashtat e reja.
Në qytetin Shikarpur, rreth 100 persona kanë sulmuar dy kamionë me ndihma.
Një prej viktimave të përmbytjeve ka thënë se ndihmat kryesisht i marrin ata që nuk janë të kërcënuar.
Pakistani i ka siguruar donatorët e huaj se ndihmat për viktimat në zonat e përmbytura nuk do të bien në duart e ekstremistëve.
Nga përmbytjet që kanë filluar para tre javëve, kanë vdekur 1 500 persona, ndërsa janë prekur 20 milionë të tjerë, apo çdo i nënti pakistanez.
OKB-ja ka kërkuar ndihmë urgjente prej 459 milionë dollarë për të kërcënuarit, dhe deri tani kanë mbledhur rreth 40 % të kësaj shumë, kanë njoftuar agjencitë e lajmeve.
Edhe Banka Botërore ka premtuar 900 milionë dollarë hua për Pakistanin.