Bogdanoviç: Ndërkombëtarët të sigurojnë paqen në Kosovë
Mitrovicë -Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Beogradit Goran Bogdanoviç, ka vizituar sot qytetin verior të Mitrovicës. Gjatë qëndrimit të tij brenda territorit kosovar, Bogdanoviç u ka kërkuar forcave ndërkombëtare të KFOR-it, UNMIK-ut dhe EULEX-it që të bëjnë çdo lloj përpjekje për sigurimin e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçanërisht për ata në veriun e Mitrovicës, të cilët sipas tij janë dhe më shumë të rrezikuar.
Ministri serb është takuar në Mitrovicë me përfaqësuesit e katër komunave në veri të Kosovës. Bogdanoviç garantoi se serbët në këtë pjesë të Kosovës do të bashkëpunojnë me misionet ndërkombëtare. Gjatë një konference shtypi, Bogdanoviç, ka kërkuar nga misionet ndërkombëtare, që t'i evitojnë provokimet, të cilat sipas tij, shkaktohen nga shqiptarët.