Zyrtarët e EULEX dhe KFOR nuk lejohen në spitalin e Mitrovicës
Mitrovicë -Përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë, të angazhuar në misionin e KFOR-it dhe EULEX-it nuk janë lejuar të vizitojnë zjarrfikësit e plagosur në spitalin e Mitrovicës të kontrolluar nga serbët. Shefi i Policisë së EULEX-it, Rainer Kun dhe komandanti i KFOR-it në veri, gjenerali francez Mishel Jakovlef kanë mbetur të zhgënjyer nga ky vendim i drejtuesve të spitalit serb të spitalit. Ata e kanë arsyetuar vendimin e tyre, pasi nuk janë njoftuar me kohë për vizitën e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë.
Jakovlef pas refuzimit nga ana e serbëve, u deklaroi gazetarëve se së bashku me komandantin e Policisë së EULEX, Rainer Kun, në spital kishte ardhur me qëllimin më të mirë për t'i vizituar të lënduarit, por që përgjegjësit e spitalit nuk i kanë pranuan në këtë institucion.