E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia dërgon një zyrtar të lartë në Lindjen e Mesme

Moskë -Situata e rënduar në Lindjen e Mesme, e ka detyruar Moskën zyrtare të dërgojë një zyrtarë të lartë atje, për të biseduar me palët për një armëpushim të mundshëm. Zëvendësministri i Jashtëm, Alexander Saltanov, i dërguari i posaçëm i presidentit Dmitry Medvedev për Lindjen e Mesme, u nis sot për në rajon, bëhet e ditur përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme ruse.

"Është e domosdoshme që t'i japim fund vuajtjes së popullsisë civile në të dyja anët, të ndalojmë gjakderdhjen duke siguruar një armëpushim të dyanshëm ... Rusia do të vazhdojë të përpiqet për këtë në mënyrë energjike", thuhej në deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›