Gruevski ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë
Shkup - Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, ka reaguar pas incidenteve të shkaktuara ditët e fundit në qytetin verior të Kosovës. Kryeministri maqedonas shprehet se po e ndjek me vëmendje gjendjen e sigurisë në Kosovë, ndërsa vlerëson se në vendin e tij gjendja është e stabilizuar. "Tani për tani nuk kemi probleme me gjendjen e sigurisë dhe as që ka indikacione serioze për atë, por me vëmendje përcjellim situatën në Kosovë, ngjarjet atje, gjendja është serioze atje, nuk duhet të nënçmojmë, megjithatë sa i përket Maqedonisë tash për tash nuk ka indikacione për prishjen e gjendjes së sigurisë, mund të them se është në tërësi e qetë, stabile dhe nuk pres ndonjë ndryshim në atë drejtim"-deklaroi ndër të tjerash kryeministri maqedonas Gruevski.