E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iavanoviç leksione paqeje shqiptarëve

Beograd -Sekretari shtetëror serb në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviç ka deklaruar se prania e KFOR-it në Kosovë është jetike për të shmangur incidentet dhe situatat të ngjashme më ato që ndodhën ditë më parë në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas tij, KFOR-i duhet të ketë prani të dukshme në ato pjesë të Kosovës që paraqiten si vatra potenciale të krizës-pasi kjo, sipas tij-ka ndikim preventiv tek të gjithë ata që posedojnë armë. Ivanoviç ka thënë se, për momentin, është shumë e rëndësishme që të ruhet paqja dhe stabiliteti dhe që populli mos të bie pre e provokimeve. telegrafi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›