E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanovic: Nuk do të heqin dorë nga vizitat në Kosovë

Beograd- Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic ka deklaruar se zyrtarët e Beogradit, nuk do të heqin dorë ngë vizitat në Kosovë. pa marrë parasysh veprimet që ndërmarrin - siç është shprehur ai - “institucionet e përkohshme në Prishtinë”. "Ne nuk do të heqim dorë nga dokumentet tona. Sepse, nëse do të hiqnim dorë nga këto, në një mënyrë, ne do të pranonim atë që institucionet e përkohshme po përpiqen të na imponojnë”-tha Bogdanovic për agjencitë serbe të lajmeve.

Sipas tij, zgjidhja e vetme për këtë problem është dialogu mes zyrtarëve të UNMIK-ut dhe EULEX-it, sipas të cilit këto institucione kanë mandat që të mos lejojnë gjëra të tilla. Ministri serb tha se shqiptarët dëshirojnë të tregojnë se janë shtet dhe që një porosi të tillë të qartë t’ua përcjellin serbëve në Kosovë. “Për këtë shkak janë këto ndalesa të hyrjes, problemet me rrymë, dokumentet dhe gjërat e ngjashme”, shtoi Bogdanovic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›