Fratini: KFOR-i në Kosovë, gjer sa të jetë e nevojshme
Romë-Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Frattini tha se KFOR-i do të mbetet në Kosovë për sa kohë të jetë i nevojshëm. Ministri italian ka kritikuar Spanjën për vendimin e saj për t’i tërhequr trupat nga Kosova. "Fatkeqësisht, ata tashmë kanë marrë vendim, dhe na vije keq për një gjë të tillë”, ka thënë Frattini në një intervistë për gazetën spanjolle “ABC”, duke shtuar se – “ende nuk është momenti i duhur për tërheqje nga Kosova”, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA, duke theksuar Fratinin.
"Besoj se do të ishte e rëndësishme që për një vendim të tillë të diskutohet. Si pjesë e Aleancës, siç është NATO-ja - që kërkon sakrifikim - duhet respektuar obligimet dhe duhet bërë dialog”-ka shtuar ai Frattini.
Ministri i jashtëm italian gjithashtu ka theksuar se KFOR-i do të mbetet në Kosovë për aq kohë sa të jetë i nevojshëm, në mënyrë që të tejkalohen tensionet që ekzistojnë ende aty. Kryediplomati tha se kontingjenti italian ishte i pari në Kosovë, dhe ka shtuar se, “përgjegjësia jonë është të ndihmojmë tejkalimin e tensioneve etnike dhe fetare, si dhe problemet të tjera, në mënyrë që të arrihet tranzicioni i qetë. Ende nuk është momenti që të tërhiqemi”.