E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strugë, përplasjet etnike në shkollë, ndërpritet mësimi

Strugë-Në Strugë, vijojnë ende ternsionet etnike, kur për pasojë sot është ndërprerë mësimin në shkollën e mesme "Niko Nestor". Disa ditë më parë në këtë shkollë, pati përleshje midis nxënësve shqiptarë dhe atyre maqedonas. Vendimi është marrë gjatë një takimi midis ministrit të Arsimit, Pero Stojanovski, përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe profesorëve shqiptarë të gjimnazit "Niko Nestor".

"Për shkak të situatës komplekse në shkollën e mesme "Niko Nestor", është vendosur që e hena, të jetë ditë jo pune për të gjithë nxënësit dersia organet kompetente të shkollës, të komunës dhe ministrisë nuk ndërmarrin qëndrim përfundimtar për organizimin e mëtejshëm të mësimit", deklaroi pas takimit Xhemi Hajredini- këshilltar për arsim pran vetëqeverisjes lokale.

Ai informoi se në takimin është pezulluar vendimi i drejtoreshës së gjimnazit për vendosje të ndërrimeve etnike në "Niko Nestor".

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko tha se organet kompetente janë përgjegjës për sigurinë e nxënësve. Për këtë qëllim, paralajmëroi Merko, të hënën do të vazhdojnë përpjekjet intensive të vetëqeverisjes lokale dhe ministrisë me qëllim të tejkalimit të problemeve në këtë shkollë.

Ndërsa ministri i Arsimit, Pero Stojanovski, deklaroi se në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale intensivisht punohet në zgjidhjen e problemit i cili tashmë një kohë të gjatë tangon komunën e Strugës. "Ekziston vullnet i mirë nga ana e vetëqeverisjes lokale dhe nga ana e të dyja shkollave që ky problem të mbyllet dhe të tejkalohen të gjitha problemet", tha Stojanovski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›