Kalfin: BE të liberalizojë vizat për qytetarët e Ballkanit
Sofje-Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Ivajllo Kalfin ka kërkuar liberalizim të vizave për vendet e Evropës Juglindor. Ministri bullgar kërkoi nga vendet e BE-së, ka kërkuar heqjen e vizave, vecanërisht për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. “Shpresoj se Komisioni Evropian do të sjellë një vendim të tillë, që në fund të këtij viti, qytetarët e këtyre vendeve të udhëtojnë në vendet e BE-së pa viza. Kjo do të jetë një porosi e fortë për qytetarët e këtyre vendeve”, ka theksuar Kalfin në një takim joformal të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perendimor. Ministrat e jashtëm në këtë takim kanë biseduar edhe për strategjinë e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perendimor si dhe për anëtarësimin e Kroacisë dhe Turqisë.