E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, bojkot votimesh në raundin e dytë

Shkup-Anketa e Institutit për Demokraci bën të ditur se gati se gjysma e qytetarëve kanë deklaruar se nuk do të dalin në votime në raundin e dytë më 5 prill. Afër 45,8 për qind e qytetarëve janë deklaruar se nuk do të dalin në votime, pasi që janë të pakënaqur me gjendjen e krijuar. Po ashtu kësaj shifre i shtohen edhe 15 për qind e qytetarëve të cilët kanë theksuar se akoma nuk dijnë apo nuk kanë vendosur se a do të dalin në votime.

Sipas rezultateve të kësaj ankete, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Ivanov kryeson në listë duke qenë i përkrahur nga 25,4 për qind e të anketuarëve, ndërsa kandidati i opozitës i LSDM ka marrë vetëm 13, 8 për qind të mbështetjes së anketuesve.

Anketa është realizuar me telefon në datat 27 dhe 28 mars, me ç`rast janë anketuar 1.112 qytetarë. Anketa e fundit të këtij instituti por edhe të instituteve të tjera kanë dalur jo të sakta para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe vendore në Maqedoni, pasi që shumica prej tyre nuk korresponduan me numrin e votave të fituara nga garuesit në zgjedhje. INA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›