E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanoviç: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet në Kosovë

Ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka deklaruar se Beogradi nuk ka hequr dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme në Kosovë, pas përgjigjes negative nga ana e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK.
 

“Do t`i vazhdojmë bisedimet me Misionin e Kombeve të Bashkuara, me OSBE-në, me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, në mënyrë që të sigurojmë mbajtje pa pengesa të zgjedhjeve në Kosovë”, i tha Bogdanoviç së përditshmes serbe “Danas”.
 

Ministri Bogdanoviç tha se çështja e sigurisë është shqetësimi kryesor gjatë marrjes së vendimit për zgjedhje dhe se për këtë arsye duhet të merren parasysh të gjitha problemet në terren.

Ai ka theksuar se nuk është fshehtësi që mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë e kundërshtojnë disa vende, por sipas tij, më i rëndësishëm është respektimi i rregullave të Serbisë dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.Ai ka përsëritur se mosmbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, nuk nënkupton shpërbërjen e institucioneve serbe.
 

Shefi i UNMIKU-ut, Farid Zarif, nëpërmjet një letre dërguar qeverisë së Serbisë, kishte theksuar se ky mision, sipas kushteve të tanishme, nuk mund t`i organizoj zgjedhjet lokale në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›