E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia mbyll ambasaden ne Damask

Pas gjakderdhjes së vazhdueshme në Siri, Turqia ka njoftuar mbylljen e ambasadës së saj në Damask. Ministria e Jashtme turke ka përmendur si arsye situatën e përkeqësuar të sigurisë në vendin fqinj. Ky veprim vjen pasi Ankaraja zyrtare, javën e kaluar, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve turq në Siri të lënë vendin sa më parë që të jetë e mundur. Konsullata e Turqisë në qytetin verior të Alepos, megjithatë, mbetet hapur. Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna që në mars të vitit të kaluar. Mijëra refugjatë që kanë braktisur vendin, kanë gjetur strehim në Turqi. Ndërkohë që vetëm një ditë më parë, presidenti I shteteve të bashkuara të amerikës dhe kryeministri turk Erdoan, gjatë takimit të tyre në Seul, kanë diksutuar pikërisht për masat që duhet të merren për të ndaluar dhunën në Siri. Në 1 prill të këtij viti në Stamboll do të zhvillohet takimi Miqtë e Sirisë, ky qëllimi kryesor është pikërisht ushtrimi I presionit ndaj presidentit Sirian Bashar Al asad I cili nuk pranon të largohet nga pushteti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhye Turqia kanë rënë dakord se një process tranzicioni për kalimin e pushtetetit në një qeveri të ligjshme do të ishte zgjidhja e duhur për situatën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›