Kosovë, themelohet Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pritet të themelojë sot Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, si një mekanizëm që synon të bashkërendojë dhe të krijojë konsensus kombëtar në lidhje me këtë proces.
Në aktin e themelimit të këtij Këshilli, do të jetë i pranishëm dhe Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim Stefan Fyle.
Ndërkaq, pjesë e tij do të jenë edhe kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, lideri i opozitës Isa Mustafa dhe përfaqësuesit të tjerë të partive opozitare, si dhe të shoqërisë civile.
Zëdhënësi i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu tha se Këshilli synon krijimin e konsensusit të nevojshëm politik në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me integrimet europiane.