Bogdanoviç: Prishtina po bën luftë psikologjike
Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, deklaroi për mediat se paralajmërimet e Prishtinës për heqjen e barrikadave serbe në veri, janë luftë psikologjike, dhe se serbët janë të vendosur për të mbrojtur në mënyrë paqësore pikëpamjet e tyre.
Ne kemi parime dhe qëndrime të qarta. Derisa në vendkalime të jenë doganierët kosovarë, ne, në mënyrë të qetë, do t`i rezistojmë të gjitha synimeve të Prishtinës dhe të komunitetit ndërkombëtar, të cilat mbështesin Prishtinën në zgjidhjen e problemeve me dhunë, theksoi ministri.
Bogdanoviç deklaroi se qeveria e Serbisë dhe serbët e Kosovës duan t`i zgjidhin problemet në mënyrë paqësore, por marrëveshja nuk mund të arrihet me imponimin e zgjidhjeve, kundër vullnetit të serbëve të Kosovës.