E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanovic: Serbia e gatshme për zgjidhje paqësore me Kosovën

BEOGRAD- Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, tha sot në Gorazhdevc, se Serbia është e gatshme që në mënyrë paqësore dhe me dialog t’i zgjidhë të gjitha problemet në Kosovë.

Ai i porositi serbët lokalë që të jenë të bashkuar dhe të qëndrueshëm, dhe ka shtuar se Serbia asnjëherë nuk do t’i lëjë në baltë.

“Dua që nga Gorazhdevci t’i ftoj shqiptarët të pranojnë dorën e zgjatur të pajtimit nga fqinjët serbë. Mjaft ishin grindje dhe konflikte. Duhet të ecim drejt paqes dhe zgjidhjes së problemeve ekzistuese" në Kosovë, ka thënë Bogdanovic.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›