Tirana fiton derbin, estradë dhe gola në Kavajë
TIRANE- Kampionati shqiptar ka dhuruar sot estradën e radhës, me të paktën 3 ndeshje që nuk kanë patur aspak futboll të ndershëm. Tirana fitoi lehtësisht 3-2 ndaj një Dinamoje që duket se ka harruar si luhet futboll, Teuta mori 3 pikë të arta në betejën e mbijetesës ndaj Flamurtarit, ndërsa Besa dhe Gramozi luajtën një 90 minutësh të bukur, por padyshim të sajuar. Ndeshja më e rëndësishme e luajtur sot ishte padyshim derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos. Bardheblutë kanë bërë detyrën përballë ekipit të “pamotivuar” të Muçës, duke siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Evropë. Pas një pjese të parë të mërzitshme, në të dytën Tirana gjeti avantazhin me anë të Gjergji Muzakës me penallti. Kaluan vetëm pak minuta dhe Sebino Plaku dyfishoi shifrat, duke e bërë gjithçka të lehtë për skuadrën e Starovës. Dinamo arriti të shkurtonte diferencën me anë të Mallotës në minutën e 69-të, duke dhënë shenjat e para të reagimit. Por, vetëm shenja, sepse pa kaluar 6 minuta, Tirana shënon golin e nokautit. Elis Bakaj shkurtoi sërish diferencën 8 minuta para fundit, por blutë nuk u interesuan më të luanin edhe pse në fushë të krihohej ideja se Tirana kishte gjithçka në dorë.
Ndërkohë, në Kavajë, Besa e Shpëtim Duros arriti të siguronte vendin e dytë në renditje, duke fituar 6-4 ndaj Gramozit. Takimi nisi me një ceremoni festive për Kupën e fituar të dielën e kaluar ndaj Vllaznisë, ndërkohë që në fushë gjithçka ishte një estradë e vërtetë. Kavajasit luajtën që Daniel Xhafa të siguronte “Këpucën e Artë” dhe ai realizoi tre gola në portën e kolonjarëve. Në krahun tjetër, Gramozi dhuroi një tjetër paraqitje të mirë, por kjo skuadër, ndoshta edhe në heshtje, i është dorëzuar vullnetit të Besës për të nxjerrë në krye të golshënuesve sulmuesin vlonjat. Tre golat e tjerë të Besës në ndeshjen e djeshme mbajnë golat e Mancakut, Sinanit dhe të Shtinit. Në krahun tjetër, Gramozi arriti të gjente 4 herë rrugën e rrjetës me Oliverën, Lenën, Cakën dhe Ngjelën.
Ndërkaq, Apolonia ka pësuar një humbje të rëndë me rezultatin 0-1 në Fier përballë Vllaznisë. Skuadra e Hasan Likës ka dështuar në misionin e saj për të marrë të paktën një pikë ndaj shkodranëve, që iu falën një goli të Bekim Balës në minutën e 61-të. çudia e ndeshjes ishte prania në tribunë e trajnerit serb Esat Karishik, i cili e drejtoi Apoloninë me mjaft sukses në fazën e parë të këtij sezoni.
Në Peqin, Shkumbini ka siguruar matematikisht qëndrimin në Superligë, pas fitores 2-0 përballë Kastriotit. Takimi ishte nga më të rëndësishmit e zonës së mbijetesës, duke parë edhe faktin se të dyja skuadrat rrezikonin. Shkumbini kaloi në avantazh me anë të Caushajt me penallti në minutën e 26-të. Ishte Gjyla ai që mori 11-metërshin për peqinasit. Ndërkohë, në të njëjtën minutë të pjesës së dytë, Gërboviç dyfishoi shifrat, me një gol që krutanët e kontestuan shumë. Kastrioti megjithatë është shumë pranë arritjes së plejautit dhe për këtë do t’i mjaftojë një fitore në javën e fundit përballë Laçit. Ndërkohë, në Durrës edhe Teuta bëri një hap të sigurt drejt qëndrimit në Superligë pas fitores 3-0 me Flamurtarin, që thuajse nuk u impenjua fare përveç golit të Memellit me penallti në pjesën e dytë. Teutës i mjafton fitorja në javën e fundit përballë Vllaznisë për të qenë matematikisht në Superligë edhe vitin e ardhshëm.
VERDIKTET
Java e 32-të e Superligës, e luajtur sot, ka dhënë disa verdiktet të tjera për këtë sezon. Kështu, përfundimisht Tirana dhe Laçi do të luajnë në Europa League sezonin e ardhshëm, ndërsa Vllaznia, Shkumbini dhe Flamurtari kanë siguruar tashmë qëndrimin në radhët e më të mirëve. Në javën e fundit beteja do të jetë mes Kastriotit, Skënderbeut dhe Teutës se cila skuadër do të shkojë në plejaut, duke qenë se Apolonia sipas të gjitha gjasave, do të luajë në Kategorinë e Parë vitin tjetër.
SUPERLIGA
Tirana-Dinamo 3-2
Besa-Gramozi 6-4
Laçi-Skënderbeu 1-0
Shkumbini-Kastrioti 2-0
Teuta-Flamurtari 3-1
Apolonia-Vllaznia 0-1
RENDITJA
Dinamo 58
Besa 53
Laçi 51
Tirana 51
Vllaznia 46
Shkumbini 45
Flamurtari 44
Teuta 42
Skënderbeu 41
Kastrioti 39
Apolonia 38
Gramozi 23
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)