E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vdes në aksident një 21-vjecar

SHKODëR- Një 21-vjecar nga Barbullushi i Shkodrës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti pranë plazhit të Velipojë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën pranë plazhit. Sipas policisë automjeti tip Fiat me targa Shkodre 37 35 E është përplasur me një automjet tip benz me targa Shkodre 31 17 D që drejtohej nga Vladimir Shenjo.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i Fiatit 21-vjecari Ervis Qarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat bënë të mundur dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit tjetër. Në bazë të dhënave paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësia.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›