E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanovic: Shkëmbimi i territoreve i pamundur pa luftë

BEOGRAD- Drejtuesi i të ashtuquajturës Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanovic ka thënë se me pranimin e ndarjes së Kosovës do të dërgohet një mesazh i qartë se nuk ka asgjë nga kthimi dhe se shkëmbimi i territoreve nuk mund të bëhet pa luftë.

Mediat vendase bëjnë me dije se sipas tij, secili opsion për zgjidhjen e problemit të Kosovës, duke përfshirë edhe ndarjen, ka përparësitë dhe mangësitë e saj.

“Rreziku që vjen nga ndarja e Kosovës është se 70 mijë serbë që jetojnë në jug të lumit Ibër, do të mund të mbesin në dhunë dhe me pastrim etnik të shkallëzuar”,- ka thënë Bogdanovic.

Sa i përket shkëmbimit të territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Luginës së Preshevës me veriun e Kosovës, Bogdanovic ka thënë se kjo ide në shekullin 21 është e pamundur.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›