E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Me Serbinë, nuk diskutojmë ndarjen e Kosovës

PRISHTINË- Edhe Serbia e di se ndarja e Kosovës nuk mund të jetë temë bisedimesh, tha sot pasdite zv/kryeministri i qeverisë kosovare, Hajredin Kuçi.

I pyetur për debatin e nxitur nga Beogradi për ndarjen e Kosovës, zv/kryeministri Kuçi e ka përjashtuar prerazi mundësinë që të bisedohet për një gjë të tillë. “Ne e dimë të gjithë se edhe Serbia e di se ndarja e Kosovës nuk është temë dhe nuk mund të jetë temë bisedimesh. “Ne e kemi thënë qëndrimin tonë që nuk do të këtë temë për ndarje, nuk do të ketë logjikë të bisedave të tilla, që krijojnë tensione të reja dhe lëvizje tektonike në tërë rajonin, jo vetëm në Kosovë”.

“Nga ana tjetër, po ashtu kemi thënë që do të kontribuojmë për integrimet evropiane, këtu është qëllimi ynë, ky është synimi ynë”, ka theksuar zv/kryeministri Kuçi.

Ai i është përgjigjur interesimit të medias pas një mbledhje të qeverisë, të mbajtur sot pasdite, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, ku është aprovuar Strategjia për përmbylljen e procesit të njohjeve për Republikën e Kosovës, e prezantuar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›