E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR: FSK-së të mos i jepen detyra policore

PRISHTINË- Zëdhënësi i NATO-s në Kosovë Hans Vihter ka deklaruar se Aleanca ushtarake e KFOR u ka kërkuar autoriteteve të Prishtinës që të mos i japin detyra policore Forcës së Sigurisë së Kosovës

Mediat vendase bëjnë me dije se Vihter ka theksuar faktin se organizata po monitoron lëvizjet e autoriteteve kosovare për t’i dhënë FSK-së të drejtën për të kapur të dyshuarit dhe për të pozicionuar trupat në kontrollimin e trazirave dhe demonstratave.

Zëdhënësi i NATO-s tha se roli i forcës tremijë anëtarësh është të ndihmojë në emergjencat humanitare dhe natyrore.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›