E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanovic: Strategjia për integrimin e veriut, e papranueshme

BEOGRAD- Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka deklaruar sot në Mitrovicë se për bashkësinë serbe është absolutisht e papranueshme strategjia për integrimin e veriut dhe vendosja e institucioneve të Prishtinës në atë pjesë.Pas një takimi të zhvilluar me kryetarët e komunave të banuara me shumicë serbe, Bogdanovic ka thënë se Serbia do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike dhe legjitime kundër shuarjes së institucioneve serbe në veri të Kosovës.“Asnjë levizje e jona nuk do të shkojë ne destabilizimin e situatës jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë territorin. Do të bëjmë çdo gjë për të mundësuar që institucionet serbe të sforcohen edhe më shumë në këto hapësira”, ka thënë Bogdanovic, duke shtuar se janë këto institucione shkaku qe serbët e veriut nuk janë zhvendosur prej andej."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›