E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekada e fundit më e nxehta në historinë e planetit

''Viti 2009 ka qenë viti i dytë më i nxehtë në sipërfaqen e Tokës që prej vitit 1880, datë nga e cila temperaturat kanë filluar të maten dhe të zbulohen shkencërisht'', theksoi gjithashtu Instituti i Studimit Hapësinor ''Goddard de la Nasa'' (GISS) në një komunikatë.

''Vitit 2008 ka qenë viti më i ftohtë i dhjetëvjeçarit për shkak të forcës së rrymës oqeanike 'La Ninja' që ka riftohur zonën tropikale në Oqeanin Paqësor, por termometri është ngritur në nivele pothuajse rekord në 2009-n me ulje të influencës 'La Ninja'”, nënvizoi GISS (Goddard Institute for Space Studies) në Nju Jork.

Viti 2005 mbetet viti më i nxehtë në histori duke lenë pas vitin 2009. "Vërehen ndryshime të mëdha të temperaturave tokësore nga një vit në një tjetër shkaktuar nga ndikimi i alternuar i rrymave nga Oqeani Paqësor 'El Ninjo' (nxehtë) dhe 'La Ninja' (ftohtë)", theksoi James Hansen, drejtor i GISS.

"Por, kur temperatura mesatare arrin në pesë apo 10 vjet për të bashkuar këto ndryshimet vjetore të termometrit, shohim se ngrohja planetare vazhdon pa pushim'', nënvizoi ai.

Duke vështruar evoluimin e temperaturave që prej vitit 1890, konstatohet një tendencë për ngrohje të sipërfaqes së globit dhe një ndryshim temperaturash mes dhjetëvjeçarëve 1940 dhe 1970'', shtoi GISS.

Gjatë 30 viteve, ky institut ka regjistruar një rritje të temperaturave me rreth 0,2 gradë Celsius për dhjetëvjeçar.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›