Greqi tërmet 5.1 ballë në rajonin perëndimor të Efpalios
Një lëvizje sizmike me magnitudë 5,1 të shkallës rihter është regjistruar në Greqi, në rajonin perëndimor të Efpalios dhe nuk ka të dhëna për viktima apo dëme të kosniderueshme materiale. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 20 km në verilindje të portit të Nafpaktos, dhe 180 khilometra në verilindje të Athinës, kryeqytetit grek. Lëvizja 5.1 ballë e shkallës Rihter, ka lëkundur mëngjesin e së premtes zonën e Efpalio-s, siç bën të ditur instituti gjeodinamik i Athinës. Mediat greke thonë se grekët janë përfshirë në panik, pasi një tjetër tërmet, me magnitudë 5.2 , goditi të hënën e kaluar të njëtin rajon, duke provokuar dëme jo të pakta.