EULEX: Serbët të heqin barrikadat nga rrugët

Zëdhënësi i EULEX-it, Kai Mueller-Berner ka kërkuar nga serbët heqjen e barrikadave nga rrugët në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirisht.
"EULEX-i, bashkë me KFOR-in po punon për një qarkullim të lirë të lëvizjes në veriun e Kosovës... Barrikadat nuk kanë asnjë kuptim. EULEX fton të gjithë qytetarët që të jenë të qetë dhe të respektojnë sundimin e ligjit. Kjo është ajo çfarë presin të gjitha anëtaret e BE-së” ka theksuar Berner.
Berner nuk ka dashur t`i përgjigjet pyetjes se nëse përdorimi i dhunës për EULEX-in është një zgjidhje politike për veriun e Kosovës.
Berner gjithashtu ka theksuar se EULEX-i nuk heq dorë nga implementimi i marrëveshjeve në Bruksel, që nënkuptojnë instalimin e një sistemi unik doganor.