SHBA humbet statusin tek aleatët kyç

Barak Obama - Xhorx W. Bush
Imazhi i SHBA-së në botë shihet si më pozitiv nën drejtimin e Barak Obamës se sa Xhorxh W. Bush. Në 136 vende miratimi për SHBA-në është në nivelin 46% për vitin 2011 duke bërë që të jetë më pozitiv se në vitin e tretë të mandatit të presidentit Barak Obama, se sa ishte në vitin e fundit të drejtimit nga Bush. Por, SHBA ka dështuar gjatë vitit 2011 për të rimarr atë çka humbi gjatë vitit 2010.
Në Afrikë, mbështetja për SHBA vazhdon të jetë e madhe. Për këtë vit mbështetja është në nivelin 74%.
Sa u takon vendeve të dy kontinenteve të Amerikës, mbështetja është në nivelin 40%, 6 pikë më pak se viti 2010.
Sa i takon vendeve të kontinenti Evropian ka pasur luhatje. Në 37 vendeniveli i mbështetjes është në 37% nga 47% që ishte në vitin 2009. Mbështetja është rritur me dy shifra në Mbretërinë e Bashkuar dhe Belgjikë. Ndërsa në tetë vende, Kosovë, Shqipëri, Irlandë, Mbretëri e Bashkuar, Holandë, Maqedoni, Hungari dhe Lituani, shumica vazhdon të jetë pro SHBA-së
Por lidershipi i SHBA-së ka humbur disa aleatë të vjetër siç janë Franca, Gjermania, Spanja dhe Suedia. Në Francë dhe Spanjë mbështetja është nën nivelin mesatar.
Në Azi mbështetja është e pandryshueshme, duke mbetur në nivelin 39%. /F.Stafa/