Berisha:Shanse që projekti i TAP-it të kalojë në Shqipëri
Duke shprehur edhë një herë ambicien që gazsjëllësit TAP të kalojë nëpërmjet Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha ka garantuar se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka që vendi ynë të jetë përfituese e projektit që do të tranzitojë gaz nga Azerbajxhani drejt Europës.
"Shanset që në Shqipëri të kalojë projekti më i madh i Europës, Southstream, janë reale dhe vijnë gjithnjë e më shumë pranë realizimit.Shqipëria ofron burime të pasura me gaz në disa zona, rezerva të hidrokarbureve, etj”, shtoi kryeministri.
Duke folur në forumin me biznesin e huaja, kryeministri i ftoi ata për të investuar në një vend i cili ofron burime të mëdha hidrokarburesh por edhe energjie.
Sipas kryeministrit liria fiskale është një gur i çmuar për investitorët e huaj, prandaj u premtoi atyre edhe një herë ulje të taksave, duke sulmuar sërish propozimin e socialistëve për taksë progressive.
Kryeministri solli edhë një herë në vëmendje çështjen “Albpetrol” , duke deklaruar se kompania e naftës është në proces privatizimi dhe se kompanisë fitues do i jepet edhe e drejta e shfrytëzimit.