E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Pushteti i Berishës ka vdekur. Topalli: Bëni mocion e provojeni, mos thoni na rreh Jozefina

Share

Punimet e Kuvendit nisën sot me debate në lidhje me seancën e shkuar, ku u votua për kandidatët për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, tha se firmosjen e fletëve të votimit e kanë lënë pas që në zgjedhjet e shkuara kur kanë rënë dakord bashkarisht se në fletë mund të bëhen shenja. Ruçi tha se pushteti i Berishës ka vdekur numerikisht. Kuvendi për tre vjet ka marrë vlerësim negative nga raporti i progresit te BE. Në Kuvend të enjten e shkuar u dha prova e rrënimit të parimit demokratik që është ai i votimit të fshehtë, ia mohuat çdo deputeti të majtë e të djathtë. Rregullorja e Kuvendit ashtu si ajo e Republikës i njeh të dyja vendimet. Ju bëtë edhe më keq se kaq kërkuat të kontrollonit votën e çdo deputeti, turp për Saliun, për Jozefinën, nuk keni besim as tek deputetet tuaj, as tek aleatët tuaj, kjo është liria mes jush. Pushteti i Sali Berishës ka vdekur demokratikisht, politikisht. Ka vdekur dhe numerikisht kur votat që ka nuk i garantojnë fuqinë e pushtetit, dhe për ti pasur dhunon secilin prej jush, tha Ruçi.

Në përgjigje të deklaratës së Ruçit, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi tha se opozita të bëjë mocion për Berishën dhe ta provojë se a ka shumicën Berisha.

Për të rrëzuar qeverinë duhen këllqe dhe opozita nuk i ka. Të provojë mocionin e mosbesimit, tha Patozi.

Në këtë linjë ka qëndruar edhe kryetarja e Kuvendit, e sapokthyer nga Japonia. Meqë me ndryshimet e reja supozohet që të sillet dhe kandidati për kryeministër kur bëhet mocioni, Topalli tha se ata le të sjellin Ramën dhe të provojnë votat me Berishën. Topalli iu referua disa herë në fjalën e saj një deklarate të supozuar se Edi Rama u thotë deputetëve të saj se u rreh Jozefina. Mos qani si e keni zakon se ju rrah Jozefina, bëni mocion mosbesimi, silleni Ramën si kandidat, sa herë ta provoni do ta shihni veten të deshtuar, të humbur dhe të turpëruar, tha Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›