E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanovic paralajmëron rikthimin e barrikadave në veri

MITROVICE- Goran Bogdanovic, ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë i ka bërë thirrje serbëve të veriut të jenë të bashkuar, pasi kohë të vështira i presin. Sipas lajmit të publikuar nga e përditshme kosovare "Koha Ditore", Bogdanovic ka paralamëruar kthimin e barrikadave në veri të Kosovës.

“Po vijnë ditë të vështira për serbet, tani duhet unitet, e paralajmërohet edhe kthimi i barrikadave në veri të vendit”, - është cituar të ketë thënë.

Sipas tij nëse Prishtina do të tentojë të marrë me dhunë pika në veri, duke vendosur në to doganierët e saj, nuk përjashtohet mundësia e të tjera barrikadave.

“Prishtina po kërcënon seriozisht me dërgimin e doganierëve në pikat kufitare dhe marrjen e këtyre pikave nën kontroll të saj, andaj uniteti i popullatës serbe të Kosovës në këto momente është i nevojshëm si kurrë më parë. Do të mbrojnë interesat e serbëve në Kosovë në mënyrë të qetë dhe të dinjitetshme”,  - tha ai më tej.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›