E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, serbët heqin 2 barrikada, mbetet një në Rudarë

MITROVICE-Serbët në Veri të Kosovës kanë hequr sot herët në mëngjes një tjetër bllokadë në rrugën që lidh Mitrovicën dhe Zvecanin.
Lajmi konfirmohet nga agjencia serbe B92, sipas se cilës, nata e mbrëmshme kaloi qetë, ndërsa në mëngjes, rruga u zhbllokua.
Rruga ishte bllokuar të mërkurën në mbrëmje, pasi serbët vendosen një traktor dhe një kamion në mes të saj, megjithëse qarkullimi rrugor mes dy komunave nuk ndaloi plotësisht. Serbet deklaruan se bllokada u bë me iniciativen e tyre për të ngritur zërin kundër zhvillimeve të fundit. Por ndërkohe vazhdon të jetë e bllokuar rruga në fshatin Rudare në rrugën kryesore që lidh Mitrovicen me Rashkën.
Nga ana tjeter, punonjësit serb teë sistemit gjyqësor pritet të mbajnë një protestë përpara gjykatave në pjesën veriore të Mitrovicës, pas njoftimit se ato do të vendosen nën juridiksionin e institucioneve të Kosovës. Pritet gjithashtu edhe një protestë nga punonjësit e shendetësise në 4 komunat serbe në veri të Kosovës.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›