EULEX e KFOR, sërish në aksion në veri, për policin e vrarë
PRISHTINË- Forcat e KFOR-it në bashkëpunim me EULEX-it kanë filluar sot herët në mëngjes një aksion të ri në Zubin Potok për kapjen e autorëve të policit të vrarë Enver Zymberit.
“Po vazhdojmë hetimin në rrugën ndërmjet Zubin Potokut dhe Zupçit. Ky hetim i vendit të krimit lidhet me vrasjen e pjesëtarit të Policisë Speciale të Kosovës, ROSU, më 26 korrik”, - ka deklaruar zëdhënësja e EULEX, raporton "KiM Radio".
Sipas njoftimit të EULEX për shkak të hetimeve të mëtejshme që po zhvillohen për vrasjen e 26 korrikut, ku mbeti i vrarë Enver Zymberaj, do bllokohet qarkulli përkohësisht në Zubin Potok.
(e.m/BalkanWeb)