Tahiri: Serbia pranoi vulën e Kosovës, Bogdanoviç ka frikë ta thotë
BEOGRAD- “Serbia ka pranuar vulën doganorë të Kosovës, në raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel dhe se Stefanoviç ka frikë të thotë të vërtetën para opinionit publik”. Kjo është deklarata që zv.kryeministrja, njëkohësisht shefe e delegacionit të Prishtinës në bisedimet Kosovë- Prishtinë, ka bërë për një të përditshme serbe.
E pyetur se cila ishte marrëveshja e arritur në Bruksel, ajo tha se është marrëveshje mbi njohjen e vulës doganore të republikës së Kosovës, të cilën ajo po përdor që prej deklarimit të pavarësisë.
Madje Tahiri ka shkuar më tej, kur gazetarët serbë kanë kërkuar prova për të vërtetuar deklaratën e saj, duke u thënë “Duhet të pyesni negociatorin tuaj Borislav Stefanovic për t'iu dhënë draft marrëveshjen dhe do ta shikoni vetë.Unë do ti tregoj marrëveshjen medias tonë ndërsa po presim një letër zyrtare nga Robert Kuper bashkë me tekstin zyrtar të marrëveshjes. “- raporton e përditshmja "Blic".
Gjithashtu kryetarja e grupit negociator shtoi se Stefanovic propozoi opsione të tjera të cilat nuk janë pranuar por se ka frikë të thotë të vërtetën në publik.
Sipas saj, marrëveshja e vulvave doganore do të implementohet sipas rregullave të CEFTA-s .
“Për sa kohë që qeveria e Kosovës është e interesuar do të kemi përfaqësuesit tanë në pikat kufitare 1 dhe 31. Implementimi i marrëveshjes do të nisë menjëherë sapo të dy palët të jenë gati, dhe është rënë dakord që të aplikohet më 10 shtator. “ theksoi Tahiri duke shtuar se pas 10 shtatorit, është rënë dakord që të implementohet dhe marrëveshje e tregisë së lirë.
Tahiri tha se institucionet e qeverisë, policia e doganat do të kontrollojnë mallrat dhe mjetet në pikat doganore në bashkëpunim me KFOR e EULEX.
Nga ana e tij, ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanovic tha se Prishtina po intepreton marrëveshjen në mënyrë të njëanshme dhe sipas interesave të saj. Bodganovic shtoi se është e papranueshme që policë doganorë kosovarë të vendosen në pikat doganore, në kufi me Serbinë, dhe kjo do të ishte e rrezikshme. Një paralajmërim i tillë është dhënë dhe nga kryenegociatori serb, Stefanovic.
(s.g/balkanWeb)