Grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë Chavez për censurë
Një grup i cili mbron lirinë dhe të drejtat e fjalës në Amerikën Latine dënoi mbylljen e stacioneve radiofonike kohët të fundit si edhe përpjekjet e presidentit Hugo Chávez për të mbretëruar në mediat private.
Pjestarë të grupit të të drejtave Inter Press (SIP) nga e gjithë Amerika Latine u mblodhën në Karacas në një forum të jashtëzakonshme për të trajtuar se si respektohet liria e fjalës në Venezuelë.
Ata pohuan se Venezuela është vend i parë në Amerikën Latine, pas vendit komunist të Kubës ku e drejta e fjalës respektohet më pak. Por përkrahës dhe mbështetës të presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez protestuan duke thënë se ky grup i të drejtave të njeriut është kundër presidentit të majtë venezuelian sepse është i lidhur me presidentin e Guatemalas, Gonzalo Marroquinn. Por presidenti guatemalas e mohoi një akuzë të tillë dhe pohoi se kjo ishte thjeshtë një hipotezë e pabazë.
Qeveria e presidentit Chavez kohët e fundit ka mbyllur dy televizione si edhe 30 radio stacione me argumentin se këto të fundit nuk kanë paguar licencat e transmetimit.