E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviq: S’do të lejojmë shuarjen e strukturave paralele

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se Serbia nuk guxon të lejojë që të zbatohet plani i EULEX-it për shuarjen e strukturave paralele.

Ai ka thënë Radios Evropa e Lirë se këto institucione “janë shpresa e vetme që serbët të mbijetojnë dhe të forcohen ekonomikisht”.

“As serbët dhe as shteti i Serbisë nuk guxojnë të lejojnë që institucionet e tilla të zhduken nga hapësira e Kosovës. Serbët kanë të drejtë për organizimin e tyre politik”, është shprehur ministri i Beogradit.

“Përvoja na ka treguar se në dhjetë vitet e fundit bashkësia ndërkombëtare dhe autoritetet shqiptare shumë pak kanë investuar në mjediset ku jetojnë serbët. Vetëm Beogradi ka investuar, kuptohet përmes këtyre institucioneve”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi; përfaqësuesi special i BE-së, Pieter Feith dhe komandanti i KFOR-it, Yves de Kermabon, u shprehen dje të vendosur për ta shtrirë autoritetin e institucioneve kosovare, në gjithë territorin e vendit. Këtë qëllim, ata pretendojnë ta arrijnë përmes një plani të hartuar bashkërisht nga institucionet e Kosovës me ato ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›