E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Deklaratat për projektin e Jugut ishin gabimi ynë”

15/01/2010  Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore i cilëson të pabazuara
Prishja e ndërtimeve në Jalë u cilësua vepër korruptive
Banka Botërore e deklaron si gabimin të sajin hetimin për prishjen e ndërtimeve në zonën e Jalës, ndërsa sulmet kundër qeverisë dhe kryeministrit Sali Berisha mbi projektin si të papabazuara. Zëvendëspresidenti i BB-së, Philippe Le Houérou, ka deklaruar dje gjatë mbledhjes së Komitetit të Planifikimit të Strategjive, drejtuar nga kryeministri Berisha, se për Bankën Shqipëria është histori suksesi, me mbështetjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit. Por, siç tha Le Houérou, ashtu siç ndodh me të gjitha marrëdhëniet, ka raste kur gjërat nuk shkojnë mirë. “Bankës Botërore i vjen keq që në një inspektim që kishte për qëllim të shikonte nëse Banka u ishte përmbajtur apo jo politikave të saj, dolën deklarata të pabazuara kundër veprimeve të qeverisë me këtë projekt. Unë dua të jem shumë i qartë. Procesi i panelit të inspektimit nuk heton në asnjë mënyrë veprimet e klientëve tanë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të interpretohet si i tillë. Për më tepër, nuk pati asnjë provë për korrupsion, në mënyrë që Departamenti për Integritetin Institucional të Bankës të bënte hetime të mëtejshme”, - deklaroi Le Houérou. Ai theksoi se përfundimisht duhet pranuar se Banka ka bërë gabime në këtë projekt. Zëvendëspresidenti i BB-së theksoi se po punohet që kjo situatë të mos ndodhë më në të ardhmen. Prishja e ndërtimeve në Jalë para dy vjetësh u konsiderua si skandal nga vetë BB-ja, por është sërish ajo që merr përsipër gabimin e kritikave ndaj këtij projekti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›