E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kisha Serbe: Herët për policinë e Kosovës

Prishtinë, 20 gusht – është herët që Policia e Kosovës të merr në përgjegjësi ruajtjen e manastireve serbe në Kosovë, ka thënë administratori i Dioqezës Rashkë-Prizren, mitropoliti Amfilohije.

Ai qëndrimin e Kishës Ortodokse serbe për ruajtjen e manastireve e ka përsëritur dje në një solemnitet në Prilluzhë.

“Ia përkujtojmë bashkësisë ndërkombëtare se ende nuk është koha që KFOR-i të tërhiqet nga Kosova, sepse nga urrejtja nuk janë pastruar zemrat e njerëzve që jetojnë këtu, që të mundemi vet të merremi vesh”, ka thënë Amfilohije, raportojnë mediet serbe.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›