Bogdanoviq “këmbëkryq” në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 20 gusht - Ministri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq është duke qëndruar sot në veri të Mitrovicës, me ç’rast bëhet e ditur se do të bisedojë me përfaqësuesit e sindikatave për çështjen e shtesave të tyre.
Sipas burimeve nga veriu, Bogdanoviq do t’i diskutojë me përfaqësuesit e këtyre sindikatave problemet e punëtorëve, por në mënyrë të veçantë në lidhje me aktivitetet e qeverisë për vazhdimin e pagesës së shtesave, shkruan gazeta Express duke u mbështetur në raportimin e Kosovapress .
Pas këtij takimi, Bogdanoviq do të mbajë një konferencë me gazetarë në zyrën e Ministrisë për Kosovën në veri të Mitrovicës.
Zyrtarët nga Policia e Kosovës deklaruan se pasi është konfirmuar se Bogdanoviq vjen në Kosovë në cilësinë e qytetarit të Kosovës edhe i është lejuar hyrja nga autoritetet e EULEX-it.
“Po Bogdanoviq ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës, pro ai është duke qëndruar si banor i Kosovës”, ka thënë zëdhënësi Besim Hoti, i cili theksoi se nëse ka ndonjë ndryshim të agjendës së tij dhe sillet si zyrtar i Serbisë, atëherë policia do të respektoj vendimet e institucioneve të Kosovës.