E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojan, i lumtur që shkoi në Milan

Bojan Krkic ndihet i lumtur me transferimin nga Roma në Milan. 22 vjeçari, kartonin e së cilit e mban Barcelona, është i vendosur ta tregojë veten tek Rossonerët, të cilët i preferoi më shumë sesa qëndrimin në ekipin Giallorossi.

“Është nder për mua që ta vesh fanellën e Milanit. Premtoj se do të jap gjithçka për këtë klub. Milani është ekip i madh dhe unë dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi që mu dha”, deklaroi futbollisti spanjoll.

Për të, thuhej se interesim kishte shfaqur edhe Malaga në Spanjë, por ai nuk është aspak pishman që iu bashkua ekipit të Massimiliano Allegrit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›