E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titujt fitohen më vonë

Mesut Ozil nuk brengoset për fillimin jo dhe aq të mirë të sezonit. Mesfushori turk me nënshtetësi gjermane ndien se madrilenëve u nevojitet kohë për t’i lënë prapa krahëve rezultatet e zbehta.

Madrilenët nuk e nisën aspak mirë sezonin e ri në La Liga duke barazuar në shtëpi me Valencian 1:1, ndërsa më pas e pësuan një humbje shokuese nga Getafe me rezultat 2:1.

“Është e qartë se objektiv i Real Madridit është që të jetë sa më lart dhe gjithmonë e do më të mirën. Sido që të jetë, ju nuk mund t’i fitoni titujt në fillim të sezonit”, theksoi përfaqësuesi gjerman për tabloidin e njohur Bild.

“Nuk e kemi gjetur ende formën më të mirë si ekip, por ende asgjë nuk kemi humbur. Duhet ta bëjmë të qartë se do të rikthehemi në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur. Kishim fat të keq, nuk shënuam gola mjaftueshëm. Por, këtu gjëra ndodhin në futboll, kjo dihet”, shtoi ish futbollisti i Werder Bremenit.

Mesfushori ofanziv nuk mendon se arritja e Luka Modricit do t’ia rrezikojë atij vendin në formacionin bazë të ekipit të Jose Mourinhos. Përkundrazi, Ozil e ka mirëpritur Modricin, për të cilin thotë se do ta shtojë kualitetin e ekipit nga Santiago Bernabeu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›