City, 12 milionë funte për Walcottin

Manchester City është i gatshëm t’i paguajë 12 milionë funte për mesfushorin ofanziv të krahut të djathtë të Arsenalit, Theo Walcott. Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini e ka veçuar përfaqësuesin anglez pasi dështoi ta merrte nga Swansea, Scott Sinclairin.
Walcott, 23 vjeç, gjendet në vitin e fundit të kontratës, ndërsa flitej se mund të lëvizte në drejtim të Liverpoolit. Futbollisti nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me ‘Topçinjtë’ dhe të dielën ndaj Stoke Cityt përfundoi në bankinë.
Ai ka realizuar 26 gola nga 151 paraqitje me ekipin e Arsene Wengerit. Ai ishte transferuar në Londër në vitin 2006 nga Southampton për 5 milionë funte.