E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero në Australi?

E ardhmja e Alessandro Del Pieros mbetet e pa qartë. Pas largimit nga Juventusi, ku fitoi gjithçka, sulmuesi italian është në kërkim të skuadrës së re, ku edhe pritet ta përfundojë karrierën.

Së fundmi flitej për një interesim të ekipit zviceran Sion, për shërbimet e ish përfaqësuesit italian. Mirëpo, mediat italiane shkruajnë se 37 vjeçari kërkohet edhe në Australi, nga ekipi Sydney FC.

Drejtori gjeneral i këtij ekipi, Tony Pignata e ka shprehur publikisht dëshirën për ta transferuar Del Pieron në tokën e ‘Kangurëve’. Sido që të jetë, Alex do të vendos shumë shpejt për të ardhmen e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›